QËLLIMI I SHTEGTIMIT

Të animuar nga shembulli i këtij shenjti kaq të madh i cili në fund të jetës së tij dërgoi tridhjetë pendestarë në
shtegtim në Shenjtëroren e Saumur me mandatin për të:
     a) Patur nga Zoti…misionarë të mirë…
     b) Patur Dhuratën e Dijes me qëllimin për të “njohur, shijuar dhe ushtruar virtytet, përpara se tua prezantojë të tjerëve për ti shijuar dhe ushtruar vetë virtytet.

 

Dëshirojmë të realizojmë këtë shtegtim me Familjen Rregulltare duke u mbështetur në fjalët e Shën LuigjiMarisë kur i thoshte Zotit: “Kujtoje kushtimin tënd!” Është edhe nje rast i mirë për të rinovuar kushtimin tonëtë skllavërisë mariane, duke i kërkuar Asaj “ndihmën e patjetërsuar për të zgjatur mishërimin në të gjitha gjërat” duke mos “u shmangur nga aventura misionare” dhe duke jetuar një braktisje totale në Vullnetin Hyjinor duke u bazuar në fjalët e Zojës: “Unë jam shërbëtorja e Zotit: u bëftë mbi mua siç është fjala jote” (Lc 1,38).

 
Vendi i Shtegtimit

Do të jetë në Francë në qytetin Saint Laurent-sur- Sèvre, ku ka vdekur shën Luigji Maria dhe ku pushojnë eshtrat e tij dhe nga këtu do të shkojmë në Udhën e Kryqit të Pontchâteau.

 
 
Data dhe programi
28 korrik 2020
29 Korrik 2020
30 korrik 2020

Më tëj do të publikohen detajet mbi prenotimin
dhe programin me kostot e shtegtimit

 

Në rast se dëshiron të vazhdosh shtegtimin…

Jemi duke përgatitur një shtojcë nga çdo vend me informacione, në mënyrë që të mund të përfitoni nga ajo!

FAMILJA RREGULLTARE E FJALËS SË MISHËRUAR

Shërbëtoret e Zotit dhe të Virgjërës Matarà

Saint Laurent