Në 200 vitet e fundit mësimet e Shën Luigji Marisë nëpërmjet “Traktatit të
Devotshmërisë së Vërtetë kundrejt Zojës Mari” janë kthyer në një shenjtë të përbashkët dhe dëshmi të gjallë e papëve të Romës. Pa dyshim kjo vepër e vogël dhe e thjeshtë, e pasur me doktrinë, ka ndikuar në në shkrimet dhe dokumentat e Etërve të Shenjtë, të cilët kanë shprehur mirënjohjen për shenjtorin dhe kanë inkurajuar Kishën që të thellojë përshpirtërinë Mariane.

Papa Piu i IX

1846-1878

ka njohur origjinalitetin dhe pastërtinë e doktrinës së “Devotshmërisë së Vërtetë kundrejt Zojës Mari”, në një dekret të datës 12 maj 1853, një vit para se të shpallej dogma e “Zojën e Papërlyer”.

 
 

Papa Leoni i XIII

1878-1903

I njohur ndryshe si “Papa i Rruzares”, e lumturoi Luigji Marinë Grinjon nga Montfort në vitin 1888 dhe i ndikuar nga Traktati , dekretoji
një ndjesë të plotë (indulgjence plenare) për ata që do të praktikonin kushtimin marian të Shën Luigji Marisë. Duhet theksuar fakti që nga dashuria e madhe mariane që kishte papa, bëri që të shkruante një total me 11 letra enciklike 1 për të shpallur Rruzaren e Shenjtë dhe këtë vepër madhështore mbi devotshërinë mariane.

Pas lumturimit, doktrina e Shën Luigji Marisë u kthye në një objekt studimi dhe frymëzimi për Kishën dhe mbi të gjitha, për shumë kongregata misionare që lindën në vitet e fundit të shekullit të XIX dhe fillimit të shekullit XX.

1 Supremi apostolatus officio, mbi devotshmërin kundrejt Rruzares së Shenjtë. (1 shtator 1883). Superiore anno, mbi lutjen e Rruzares së Shenjtë (30 gusht 1884). Vi è ben noto, mbi themelimin e rruzares në jetën e përditëshme (20 shtator 1887). Octobrimense, mbi devotshmërinë kundrejt Rruzares, në mënyrë të vecantë në muajin tetor (22 shtator 1891). Magnae Dei Matris, mbi devotshmërinë kundrejt Rruzares së Shenjtë (8 shtator 1892). Laetitiae sanctae, duke këshilluar devotshmërinë Mariane (8 shtator 1893). Iucunda semper expectatione, mbi lutjen e Rruzares së Shenjtë (8 shtator 1894). Adiutricem, mbi devotshmërinë kundrejt Zojës Mari (5 shtator 1895). Fidentem pium que animum, mbi lutjen e Rruzares së Shenjtë (20 shtator 1896). Augustissimae Virginis Mariae, mbi devotshmërinë kundrejt Zojës Mari (12 shtator 1897). Diuturni temporis, mbi lutjen e Rruzare së Shenjtë (5 shtator 1898).

 

Shën Piu i X

1903-1914

Adoptoi një pjesë të madhe të fjalorit marjan të Shën Luigji Marisë për enciklikën e tij mbi Zojën e Papërlyer, “Ad diem illum laetissimum”, duke shkruajtur se si nëpërmjet Marisë ia arrijmë njohjes së Krishtit dhe gjithmonë nëpërmjet Saj, marrim lehtësisht jetën (shpirtërore) burim i të cilës është Krishti. Kështu inkurajoji përzemërsisht besimtarët për të ndjekur rrugën e dovotshmërisë së vërtetë sepse edhe ai vetë e kishte eksperimentuar fuqinë që traktati kishte. Në fakt garantoji një bekim apostolik për të gjithë ata që do të lexonin Traktatin dhe i dha edhe ndjesën e plotë (indulgencen plenare) in perpetuum (përjetësisht) çdo personi që lut formulën montfortiane të kushtimit kundrejt Zojës.

 

I nderueshmi papa Piu XII

1939-1958

Shenjtëroji të lumin Luigji Maria Grinjon
nga Montfort me 20 korrik 1947. Duke vlerësuar jashtë mase shenjtin e ri papa tha:
Sekreti i madh (i shën Luigjit) për të tërhequr dhe ofruar shpirtra Jezu Krishtit ishte devotshmëria që kishtë për Marinë, Montfort na dërgon tek Maria, dhe nga Maria tek Jezusi. I gjithë aktiviteti i tij bazohej mbi Zojën, të gjithë besimin e tij e vendoste në të. Në kundërshtim të masave shtrënguese pa gëzim, frikës melankolike dhe mendjemadhësisë përqmuese të xhansenizmit, ai promovoi dashurinë birësore, besnike, të zjarrtë dhe shpërthyese të një shërbëtori të Marisë.
Dhe në shpirtin e “kushtimit total” të Montfort, si përgjigjje Zojës së Fatimës, Piu XII shkruajti një letër apostolike
2 se si ia kushtoi të gjithë botën, në mënyrë të vecantë Rusinë, Zemrës së Papërlyer të Zojës Mari.

2 Viti i shenjtë . Kushtimi i Rusisë “Zemrës së Papërlyer të Marisë” (7 korrik 1952).

 

Shën Gjoni i XXIII

1958 - 1963

“papa i mirë” për të cilin gjëja më e rëndësishme pas Meshës së Shenjtë ishte lutja e Rruzares. Çdo ditë e luste të gjithën dhe meditonte mbi çdo mister, thoshte: “jam entuziast për këtë devotshmëri, mbi të gjitha kur është e kuptuar dhe e mësuar mirë. Rruzarja e vërtetë është e ashtuquajtura Rruzarja e medituar. Sa ëmbëlsi dhe sa forcë ka në këtë lutje”.
Lutja e rruzares gjithmonë ka qënë sekreti i shenjtërisë së tij. Është për këtë arsye që gjatë papatit të tij, shkruajti një enciklikë
3 dhe dy letra apostolike 4 mbi lutjen e rruzares.
Ndër akte të tjera ai zgjodhi festën e Marisë Nënës së Tënzot, më 11 tetor 1962
5 për
përurimin e Këshillit të Dytë të Vatikanit.

3 Grata Recordatio, shtator 1959. Shën Gjoni XXIII fton për lutjen e Rruzares për të kërkuar paqe dhe misione, si dhe për ecurinë e
Këshillit të Dytë të Vatikanit.
4 "Tetori që është përpara", 1960. Letra e Atit të Shenjtë Gjonit të XXIII në të cilën ai gjithashtu fton që të bëhet kjo lutje.
5 Më parë kjo festë u festua në këtë datë. Kisha e ka rikthyer atë përsëri në 1 janar me titullin "Maria, Nënë e Zotit"

 

Shën Pali i VI

1963 -1978

ka qënë i devotë i madh i Zojës, për këtë ai merrte pjesë shpesh në kongrese mariane dhe takime marialogjike, ai vizitoi shumë shenjtërore të Zojës dhe publikoi tre enciklika 6 mariane. Për më tëpër në Këshillin e II të Vatikanit, u shpreh mbi vendin e privilegjuar që ka Zoja e bekuar, duke e emëruar atë në mbyllje të Këshillit, si Maria e Shenjtë Nëna e Kishës.
Amësia hyjinore e Marisë është edhe themeli i lidhjes së veçantë me Jezusin dhe e prezencës së saj në ekonominë e shëlbimit. Kjo amësi përbën gjithashtu bazën kryesore të marrëdhënieve të Marisë me Kishën, ajo është Nëna e Saj, e cila që nga momenti i parë i Mishërimit në kraharorin e saj të virgjër u bë koka e Trupit të saj mistik, që është Kisha. Maria, pra, si Nënë e Krishtit, është gjithashtu Nëna e besimtarëve dhe e të gjithë
barinjëve, domethënë e Kishës
7 .

6 Encíclica Ecclesiam suam, 6 gusht 1964. I referohet “përkushtimi ndaj Nënës së Zotit si një rëndësi e madhe në jetën e gjallë të

7 Ref. Traktati i devotshmërisë së vërtetë kundrejt Zojës së Bekuar, nr. 31, 32. Ungjillit”.

 

Shën Gjon Pali II

1978 - 2005

kishte një dashuri të pakufizuar për Zojën e Bekuar, siç edhe ai vetë dëshmon: "Tashmë isha i bindur që Maria na çon te Krishti, por në atë periudhë fillova të kuptoj se Krishti gjithashtu na çon tek nëna e Tij. Ishte një kohë kur disi vura në dyshim kultin tim kundrejt Marisë, duke konsideruar që nëse bëhet e tepërt kjo devotshmëri, përfundon duke ndikuar në epërsinë e kultit që i duhet dhënë Krishtit. Më ndihmoi libri i Shën Luigji Marisë Grinjon nga Montfort me titull "Traktati i devotshmërisë së vërtetë ndaj Zojës së Bekuar." Në të gjeta përgjigjen e dyshimeve të mia. Në të vërtetë, Maria na afron me Krishtin, me kusht që jeta e saj të jetohet me mister në Krishtin ... autori është një teolog i shquar. Mendimi i tij mariologjik bazohet në Misterin
Trinitar dhe të vërtetën e Mishërimit të Fjalës së Zotit ... në atë mënyrë, falë Shën Luigjit, fillova të zbuloj të gjitha pasuritë e devotshmërisë Mariane”
8 .
Kjo jetë Mariane e bëri që të lusë rruzaren që nga fillimi i pontifikatit të tij çdo të shtunë të parë të muajit, së bashku me besimtarët në Vatikan. Përveç kësaj, me krijimtarinë e tij të pashtershme ai e pasuroi Rruzaren me misteret e dritës. Dhe pothuajse në fund të jetës së tij, ai festoi Vitin e Rruzares, në të cilën u morën shumë fryte të përkushtimit dhe përtëritjes shpirtërore. Kujtohet gjithashtu se si në secilën nga udhëtimet dhe shtegtimet e tij ai planifikonte një vizitë në shenjtëroret më të rëndësishme të Mariane. Ai dëshiroi që një imazh i Zojës të shfaqej në Pallatin Apostolik, në Sheshin e Shën Pjetrit. Ai kurrë nuk e humbi një rast pa folur për Maria, për këtë që ai i kushtoi enciklikën Redemptoris Mater.

Siç e dinë të gjithë, motoja që ai zgjodhi para shugurimit të tij ipeshkvnor ishte Totus tuus.
Papa i ardhshëm i mori këto fjalë nga lutja e shenjtorit tonë të madh Marian, Luigji Marisë nga Montfort, i cili nga ana e tij e mori atë nga Shën Buenaventura (ose nga pseudo). «Papa jo vetëm që e luste atë lutje çdo ditë, por gjithashtu shkruante një fragment në secilën faqe të teksteve autografe të homilive të tij, të fjalimeve të tij, të enciklikave së tij, në pjesën e sipërme nga ana e djathtë e faqes . Në faqen e parë ai vendosi fillimin e fjalisë:

Totus tuus ego sum,
"Unë jam i gjithi i yti, Mari";
në të dytën,
Et omnia mea tua sunt,
"Dhe të gjitha gjërat e mia janë tuajat"

në të tretën,
Accipio Te in mea omnia,
"Ju mirëpres në të gjitha gjërat e mia"

në të katërtin,
Praebe mihi cor tuum,
"Më jep zemrën tënde".

Dhe kështu vazhdonte në secilën faqe, duke përsëritur, nëse ishte e nevojshme, çdo thirrje, deri në fund të tekstit. Në arkivat e Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit gjenden mijëra nga këto faqe, ku Gjon Pali II shprehu dashurinë e tij për Zojën e Bekuar aq intime dhe prekëse. Kjo dashuri e pakufizuar për Marinë lindi nga dashuria që ndjeu për Krishtin.
Siç mund ta shohim në shembullin e etërve të shenjtë, përshpirtëria Mariane e Shën Luigji Marisë Grinjon nga Montfort ka rritur fuqinë e saj ndër vite dhe vazhdon të jetë për ne një rrugë për të arritur një bashkim më të thellë me Krishtin.

8 Gjon Pali II, Dhuratë dhe mister: Në pesëdhjetëvjetorin e meshtarisë sime, BAC, Madrid 1996.