
Në 200 vitet e fundit mësimet e Shën Luigji Marisë nëpërmjet “Traktatit të Devotshmërisë së Vërtetë kundrejt Zojës Mari” janë kthyer në një shenjtë të përbashkët dhe dëshmi të gjallë e papëve të Romës. Pa dyshim kjo vepër e vogël dhe e thjeshtë, e pasur me doktrinë, ka ndikuar në në shkrimet dhe dokumentat e Etërve të Shenjtë, të cilët kanë shprehur mirënjohjen për shenjtorin dhe kanë inkurajuar Kishën që të thellojë
përshpirtërinë Mariane.

1958 - 1963
Shën Gjoni i XXIII

1978 - 2005
Shën Gjon Pali II
"Tashmë isha i bindur që Maria na çon te Krishti, por në atë periudhë
fillova të kuptoj se Krishti gjithashtu na çon tek nëna e Tij. Ishte një kohë kur disi vura në dyshim
kultin tim kundrejt Marisë, duke konsideruar që nëse bëhet e tepërt kjo devotshmëri, përfundon duke
ndikuar në epërsinë e kultit që i duhet dhënë Krishtit. Më ndihmoi libri i Shën Luigji Marisë Grinjon
nga Montfort me titull "Traktati i devotshmërisë së vërtetë ndaj Zojës së Bekuar"..."
