Kjo skllavëri quhet njëkohësisht nga shenjti, “skllavëri me vullnet” apo “dashurie”, pasi lirisht dhe vullnetarisht, të lëvizur nga dashuria , ia ofrojmë të gjitha pasuritë tona dhe veten tonë Marisë, dhe përmes Saj Jezu Krishtit 1 .


Për këtë skllavëri kundrejt Krishtit nëpërmjet Marisë, jo vetëm ofrojmë trupin tonë, shpirtin dhe të mirat tona të jashtme, por gjithashtu veprat tona të mira, të kaluara, të pranishme dhe të ardhëshme, me të gjitha vlerat e tyre të ndershme dhe të denjta, me qëllimin që Nëna jonë Qiellore ti vendose në dispozicion sipas miratimit të sajë 2 , të bindur që nëpërmjet Marisë, Nënës së Fjalës së Mishëruar, duhet të shkojmë tek Ai, dhe që Ajo do të bëjë “shenjtër të mëdhenj” 3 .


Shën Luigji Maria dëshiron që besimtarët që i kushtohen Zojës , të jenë të disponueshëm për të punuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ditore për ta jetuar mirë këtë kushtim, që kthehet në shkollë përshpirtërie dhe udhëheq drejt shenjterisë. Ushtrimet përgaditore, ashtu siq i nënkuptonte shenjti, kanë si qëllim zbrazjen e shpirtit tonë nga shpirti i botës dhe i vetvetës, në mënyrë që, “nëpërmjet Marisë, shpirti të mundet që t’ia arrijë Jezusit” 4 .


Në fund të Sekretit të Marisë, Shën Luigji Maria krahason kushtimin me pemën e jetës, që në kohën e vet do të japë fryte, dhë ky fryt është vetë Krishti. Për më tepër është një farë e mbjellur në tokë, që i nevojitet kohë dhe kujdesje për tu rritur.

______

1 Traktati i Devotshmërisë së Vërtëtë kundrejt Zojës Së Bekuar së Shën Luigji Marisë, 70, 72.
2 Traktati i Devotshmërisë së Vërtëtë kundrejt Zojës Së Bekuar së Shën Luigji Marisë,121-125.
3 Ibidem, 47.
4 Traktati i Devotshmërisë së Vërtëtë kundrejt Zojës Së Bekuar së Shën Luigji Marisë, 227.

san-luis.jpg
Lum shpirti në të cilin është mbjellur pema e jetës që
është Maria. Më i lumtur ai shpirt që mund të rritet dhe

të lulëzojë. Më i lumtur akoma ai që jep fryt. Po shumë më tepër i lumtur ai që gëzon frytet e tija dhe i konservon deri në vdekje, për shekuj të shekujve. Amen    (Sekreti i Marisë, 78)

 

 PERGATITJE MUJORE

Nëse dëshiron ti kushtohesh totalisht Jezu Krishtit nëpërmjet Nënës Sonë, është qëllimi ynë që tu ndihmojmë. Do të bëjmë programe formimi, video katekezash dhe iniciativa të tjera që mund të të përgadisin për këtë përkushtim apo rinovim kushtimi, që ka si qëllim të vetëm t’ia arrijë një statusi të qëndrueshëm dhe braktisje kostante në Jezu Krishtin nëpërmjet Marisë. 

DËSHMITARË

 

LIBRA QË MUND TI SHKARKONI

mbi kushtimin