top of page
HOME

Nëpërmjet Virgjërës së Shenjtë Krishti ka ardhur në botë dhe nëpërmjet Saj…….duhet që të mbretërojë në botë! REGE O MARIA!

 Rregulltarët e Familjes së Fjalës së Mishëruar, kanë si spirancë përshpirtërie misterin e Shenjtë të Mishërimit, misterin e Fjalës së Bërë njeri në kraharorin e Virgërës Mari.


Për këtë arsye dëshirojmë “që të shpallim dashurinë dhe mirnjohjen tonë kundrejt Virgjërës Mari, duke i kërkuar ndihmën e saj madhështore për të përzgjatur Mishërimin e Fjalës në të gjitha gjërat, nëpërmjet shpalljes së një betimi të katërt, atë të skllavërisë Mariane, sipas Shën Luigji Marisë nga Montfort” 1.


Një të njëjtën kohë dëshirojmë për të motivuar të gjithë ata që akoma nuk i janë kushtuar Virgjërës Mari, që ta bëjnë këtë gjë sipas doktrinës që na prezanton Ati i madh nga Montfort në Traktatin e Devotshmërisë së Vërtetë. Vetëm për faktin që ky kushtim, “është rruga më e lehtë, më e shkurtë, më perfekte dhe e sigurt për t’ia arritur bashkimit me Zotin, që është edhe përsosmëria e krishterë” 2

Rege Oh Maria

Rege Oh Maria

Dëshirojmë që të promovojmë disa mjete që na ndihmojnë për të jetuar më thellësisht këtë kushtim duke bërë “gjithçka nëpërmjet Marisë, me Marinë, në Marinë dhe për Marinë”3 , duke kërkuar vetëm që të themelojmë mbretërinë e Krishtit nëpërmjet mbretërisë së Marisë.


Në këtë faqe web u lëmë në dispozicion disa materiale, për ta njohur më mirë devotshmërinë dhe skallavërinë Mariane, në përshpirtërinë dhe figurën e “predikuesit të palodhur, dashurues i Fjalës së Mishëruar dhe i Nënës së Tij të Shenjtë”, Shën Luigji Maria Grinjon nga Montfort dhe gjithashtu u lëmë disa informacione mbi shtegtimin e vitit 2020 të familjes sonë rregulltare të Fjalës së Mishërur në vendet ku ka jetuar dhe
shërbyer Apostulli në fjalë.

 ______________

[1]Kushtetuta nr. 17
[2]Traktati i Devotshmërisë së Vërtetë, 152.

[3]ibid, 257

Esclavitud Mariana

SKLLAVËRIA MARIANE